Janë tre shkrimtarë që provuan edhe karrierën politike. Të suksesshëm në letërsi por edhe këtë fushë. Besnik Mustafaj, Namik Dokle dhe Diana Çuli ishin të përzgjedhurit e emisionit "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku si përfaqësues tipikë në këto 27 vjet të lidhjes së letërsië me politikën. Besnik Mustafaj ka qenë ministër i Jashtëm, ambasador në Paris dhe pesë herë deputet. 

Por ai është një nga shkrimtarët më të spikatur pas viti 1990. Namik Dokle ka qenë kryetar i Kuvendit, zëvendëskryeministër dhe i zgjedhur 8 herë si deputet. 

Diana Çuli ka qenë deputete në kuvend por është një nga shkrimtaret më të dashura të dy brezave që nisin me "Drerin e trotuareve" e deri tek përkthimet plot mjeshtëri. 

Si pjesë edhe e panairit të librit, të tre shkrimtatrët që provuan politikën treguan dje copëza nga kjo jetë e dyzuar por dhanë disa mendime edhe për letërsinë.

Besnik Mustafaj: 

"Unë nuk jam pjesë e aksionit politik, por shqisat e mia janë të stërvitura të përballojnë politikën. Aktualisht mendoj se ka disa problem të shoqërisë shqiptare në raport me letërsinë. Për shembull, gjuha shqipe është e kërcënuar. Ka një përzierje që brezi i ri i bën asaj me gjuhët e huaja. Ka të rinj sot që më mirë dhe më lehtë shkruajnë në anglisht dhe përziejnë fjalët dhe frazat e shqipes me ato të anglishtes. Një bisedë nis me Hi dhe mbaron me Ciao,ciao. Ku është shqipja këtu? 

Tjetër problem është leximi. Më mirë të lexohet një liëbr I keq se sa të mos lexohet fare. Prindërit shqiptarë duhet të mësojnë prindërit të lexojnë. Duhet ti mësojmë fëmijët  të shkojnë në librari si një destiancion i rëndësishëm në qytet. Duhet ti mësojmë fëmijët, të blejnë libra dhe të lexojnë. Shikoj prindër që i dërgojnë fëmijët në dhjetë kurse, por nuk i mësojnë të lexojnë. Kam një kujtim të keq nga një mësuese kur im bir ishte në shkollën fillore. Ajo u kishte shitur disa libra të gjithë nxënësve dhe unë bërë një shkrim jo për rastin por për faktin se fëmijëve duhet tu mësojmë ku ndodhet libraria dhe biblioteka. Por mësuesja ditën tetër në mes të klasës e kishte ofenduar tim bir duke i kthyer lekët dhe duke i thënë jepja babait këto. Nuk më shkon në mendje kurrë dhunë, por atë moment, kur im bir më bëri gjyqin , për herë të parë më erdhi në mëndje të shkoja dhe ta kapja prej floëksh atë mësuese. Pra ne duhet ta kthejmë librarinë dhe bibliotekën një një vend ku fëmijët duhet ta dinë. Sepse ata mësojnë vetëm ku është kafeneja. 

Romanet e Kadaresë pas vitit 1990 nuk ngjan me ato të kohës së komunizmit. Poezia e Agollit është e një cilësie tjetër nga ajo e kohës së komunizmit".

Namik Dokle: 

"Ka shumë gra, por ka shumë pak deputete në parlament. 

Nuk krijoja gjatë punës. Gjatë seancave parlamentare, gjatë mbledhjeve të qeverisë apo partisë nuk kam krijuar. Por kam mbajtur shënime. Sepse rregulli është nëse të vjen një ide shënoje, sepse pas 5 minutash nuk do ta kesh më. Sa për atë që ju thoni se kryeministri bën piktura në mbledhjen e qeverisë kjo nuk ka lidhje. Piktura nuk është letërsi dhe nuk janë e njëjta gjë. 

Gjuha shqipe është gjuhë shumë e pasur. Por duhet kujdesemi për të. Shkrimtarët duhet ta lëvrojë". 

Diana Çuli: "Kur isha në politikë, para deputetëve më dukej sikur kisha tradhtuar letërsinë. Politika më ndihmoi të njihja një pjesë të jetës nga brenda. Politika është sfidë. Unë nuk isha e zonja. Shqiptarët janë lexues buzëhollë. Dinë të zgjedhin për të lexuar. Autori duhet të godasë që herën e parë, ndryshe nuk e lexon kush më. Në Itali janë 60 milionë banorë dhe ka 4 apo 5 shkrimtarë të mirë. Ne jemi 3 milionë banorë dhe kërkojmë të kemi më shumë shkrimtarë. Duhet të jemi të kënaqur me këta që kemi. Nuk ka pse të kemi prodhim të madh librash por shumë cilësi. Kemi një problem në Shqipëri, nuk kemi letërsi për fëmijë".



/Ora News.tv/