Ndodhet ne nje prej lagjeve te Krujes dhe ka nje moshe mbi 400 vjeçare, qe natyrisht eshte e mbushur plot histori dhe ngjarje nga me te ndryshmet. Behet fjale per rrapin shekullor, ku nen hijen e rende te tij dhe ujin e fresket te burimit, kane pushuar me dhjetra e dhjetra luftetare e komandante te asaj kohe, banore, vizitore e turiste. Nga banoret, ky rrap eshte ruajtur me fanatizem, per te mbajtur gjalle te kaluaren dhe historine e vendit, pasi pikerisht nen deget e tij mbeti i vrare edhe Ballaban Pasha, nje luftetar i njohur i zones, emrin e te cilit gezon sot ky rrap, i cili eshte nje prej 16 Monumenteve te Kultures ne Kruje. Historiani, Hasan Stafa, shprehet se ky Monument duhet te lançohet ne vendet qe mund te vizitoje nje turist, pasi panorama dhe historia qe ofrohet e bejne ate te veçante. I shpallur Monument Kulture, trungu i tij sot eshte ndare ne dy pjese, çka tregon se ndaj tij duhet perkujdesje. Rrapi shekullor i Ballaban Pashes konsiderohet pjese e jetes se banoreve te kesaj zone dhe dikur ka qene vendi ku zhvilloheshin Kuvendet e Pleqesise.

/Ora News.tv/