Ronela Hajati: Ja si ua nxiva jetën atyre që më bënë bullizëm

Ronela Hajati: Ja si ua nxiva jetën atyre që më bënë

Ndonëse sot konsiderohet si këngëtare 'e cmendur' dhe pa komplekse, në adoleshencë ka qenë një vajzë e urtë. Ronela Hajati ka ditur si të përdorë talentin e saj për tu hakmarrë tek shokët e klasës që e tallnin gjithë kohës.

E ftuar në "Mos i fol shoferit", këngëtarja tregoi: "Isha ajo vajza që rrinte në bankë të parë, më thoshte familja mëso gjithë kohës. Isha me një palë syze, me tek vetull, flokët ishin të krehura si Elton Deda, ashtu të gjata se kam qenë metalare. Kam qenë shumë e vecuar, por në aktivite merrja pjesë. Ishin të vetmet momente që unë të dilja dhe të dukesha pak. Mund të them se të gjithë ata që janë talluar me mua, ia kam nxirë jetën në orë të muzikës, këndoja vetëm një këngë 8 vjet rresht dhe jam shumë e lumtur që ia kam bërë këtë. Këngën e Titanikut. Vinte ora e muzikës, thoja, 'Zyshe mund të dal të këndoj një këngë?' Vinte pjesa që ulërisja, bërtisja. Në gjimnaz vazhdoja mësoja dhe nuk dija asgjë tjetër nga kjo botë."

Tani e ka harruar atë gjë dhe takohet me miqtë e vjetër.

EMISIONET