Ronaldo "shpërthen" kundër Sociedad, shënon hat-trick

Ronaldo "shpërthen" kundër Sociedad, shënon hat-trick

Reali i Madridit është kthyer tek fitorja dhe këtë e ka bërë përballë një skuadre si Real Sociedad.

Madrilenët e nisën shumë mirë takimin, duke shënuar praktikisht nga "dhoma e zhveshjeve" golin e avantazhit. Kur po kronometrohej minuta e parë, Cristiano Ronaldo krosoi bukur për Lukas që me kokë nuk fali duke zhbllokuar takimin.

Dyfishimi erdhi nga këmbët e 5 herë "Topit të Artë", pas një asisti të Marcelo dhe me një 11 metërshi në lëvizje, realizoi për 2 me 0. Por goleada vazhdon me Kross e Ronaldo, duke e mbyllur kështu 45 minutëshin e parë, në epërsi të 4 golave.

Në fraksionin e dytë, Real Sociedad tentoj të reagoj dhe e gjeti golin me  Bautista Orgilles Jon në minutën e 74-t. Por Cristiano Ronaldo nuk ishte dorëzuar ende dhe në minutën e 80-të shënoj golin e tretë personal dhe të 5-in për skuadrën. Tre minuta më pas ishte radha e Illarramendi për të gjetur rrugën e rrjetës. Përfundimisht 5 me 2 dhe mbretërorët ngjiten në vendin e 3-të me 42 pikë, ndërsa baskët mbeten të 14-t me 26 pikë.

EMISIONET