Ronaldo iu ofrua Napolit, bardhezinjtë ishin zgjedhja e dytë

Ronaldo iu ofrua Napolit, bardhezinjtë ishin zgjedhja e dytë

Juventus kreu javën që kaloi blerjen e shekullit duke zyrtarizuar transferimin e Cristiano Ronaldos në Torino, duke u bërë kështu blerja më e shtrenjtë në Itali.

Por sipas asaj që raporton e përditshmja italiane "Corriere dello Sport", ylli portugez iu ofrua fillimisht skuadrës së Napolit.

Këtë kërkesë e ka pasur agjenti i tij, Mendes. Arsyet kanë qenë fare të thjeshta se pse nuk u arrit një marrëveshje.

“Më telefonoi Mendes dhe më ofroi mundësinë për të blerë Ronaldon, Natyrisht që edhe ne bëmë ofertën tonë, por duke synuar që ta paguanim futbollistin me përqindje nga të ardhurat që do të gjeneronte. Juvja investoi vetë rreth 350 milionë euro në këtë operacion, shifër që ne nuk mund ta shpenzonim, pasi rrezikonim falimentin”, deklaroi De Laurentis, presidenti i Napolit.

Në Napoli Ronaldo do të gjente Carlo Ancelottin, ish-trajnerin e tij në Madrid. Ndoshta kjo ka qenë një kërkesë e vetë futbollistit? Asgjë nuk dihet por mund të themi se portugezi është një futbollist i Juventusit tashmë.

EMISIONET