Ronaldo del hapur: Më pëlqen stili i lojës së Jurgen Kloop

Ronaldo del hapur: Më pëlqen stili i lojës së Jurgen Kloop

Një sezon "JO" dhe distanca prej 16 pikësh me kryesuesit e Barcelonës duket se ka nervozuar Cristiano Ronaldo-n.

Këtë sezon, ylli portugez e ka humbur shkëlqimin e tij, duke mos arritur të përmbushë pritshmëritë e tifozëve, ndërsa për këtë situatë fajëson teknikun e Realit të Madridit, Zinedine Zidane.

Sipas portugezit, skemat që aplikon francezi janë konsumuar dhe kundërshtari përgatitet intensivisht për të ndaluar sulmet e "Galaktikëve".

Në një intervistë dhënë për "Real Madrid News", Ronaldo ka zbuluar dhe emrin e teknikut që ai dëshiron në "Bernabeu".

"Jam i kënaqur me Zinedine Zidane. Në fillimet e mija si lojtar e kisha idhull dhe shpesh tentoja të bëja lëvizjet që bënte ai. Si trajner, Zidane po shkëlqen, pavarësisht se po kalojmë një situatë të vështirë. Nëse presidenti do të shkarkonte Zizu nga pankina, do dëshiroja të ofrohej Jurgen Kloop, ndoshta dhe për shkak të stilit të lojës që ai aplikon."-përfundoi 5 herë fituesi i "Topit të Artë".

EMISIONET