Ronaldinho: Do e përkrah Messin nëse vendos të largohet nga Barça

Ronaldinho: Do e përkrah Messin nëse vendos të largohet nga

Ronaldinho do ta përkrahte Lionel Messin nëse ai vendos që të largohet nga Barcelona.

Messi ende nuk ka rinovuar me Barcelonën me të cilën ka një kontratë deri në qershor të vitit 2018 më pas ai mund të zgjedhë të largohet me parametra zero.

"Është e vështirë për mua ta them sepse e kam mik të ngushtë," tha Ronaldinho për Goal.com në rolin e tij si ambasador i Football For Peace.

"Dhe si mik i mirë gjithmonë do ta përkrahë lumturinë e tij. Nëse zemra i thotë të shkojë te ndonjë klub tjetër - edhe pse unë jam ambasador për Barcelonën - do ta përkrahja atë, megjithëse do të doja të qëndronte në Barcelonë", ka shtuar ai.

Kujtojmë që Manchester City ka shprehur dëshirën e madhe për të nënshkruar me 5 herë fituesin e "Topit të Artë".


EMISIONET