Romë, prezantohet filmi "The Rolling Stones Ole Ole Ole"

Romë, prezantohet filmi "The Rolling Stones Ole Ole Ole"

U prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Romë, filmi "The Rolling Stones Ole Ole Ole" dedikuar  grupi ikonë të muzikës rrock, The Rolling Stones.

Me regjinë e Paul Dugdale ky film dokumentar rrëfen fuqinë revolucionare të muzikës rrok, jetën komplekse plot momente të paparashikuara, emocionet, fansat e perzonazhet e shumta që rrethojnë grupin legjendar të rrokut përgjatë turit të fundit muzikor në muajt e parë të vitit 2016, në 10 qytete në Amerikën Latine, nga Argjentina në Peru nga Kolombia në Uruguaj.

Në Amerikën Latine ku sundon fenomeni i kulturës urbane, ky grup muzikor adhurohet e nderohet si hyjni.

Një dokumentar i pasur me këndvështrime muzikore, por dhe sociale, politike e historike.

Një  vend qëndror në këtë film, zë koncerti e përformanca për herë të parë e këtij grupi në qytetin e Havanas në Kubë. Askush më parë nuk kishte organziuar një koncert të tillë në Kubë e një ditë pas datës së koncertit të Rolling Stones, presidenti i SHBA, Barack Obama, kishte anunciuar vizitën e ti herë të parë në Kubë. Për herë të par pas 80 vitesh një President Amerikan do të vizitonte Kubën e Fidel kastros , e një nga preokupimet kryhesore të grupit të rrokut ishte se ndoshta për arsye poloitike o sigurie ky koncert do të anullohej.

Por Koncerti u bë, gratis për të gjithë e në hyrje të tij Mick Jagger do t'i drejtohej publikut me fjalët; "Deri pak kohë më parë ishte e pamendueshme të vije këtu, kjo do të thiotë se dicka po ndryshon e dicka ka ndnryshuar."

"Askush nuk e sheh botën sic e shohin Rolling Stones" thotë në hyrje të filmit Keith Richards, kitaristi i grupit e ndoshta ky qe dhe qëllimi i realizmit të këtij filmi nga regjizori Paul Dugdale.

/Oranews.tv/

EMISIONET