Qendërmbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli ka thënë se është tifoz i Lazios, por nesër dëshiron që t’i eliminojë nga kupa.

"Ndihem mirë kur luaj përballë Lazios. Jam tifoz i Lazios dhe vazhdoj të jem. Do të jetë emocion i mirë nesër, sepse do të luajmë në stadiumin ku shkova me babin të shoh skuadrën që fitoi kampionatitn, por nesër duhet të fitojmë”, tha Romagnoli gjatë konferencës për mediat.

Lazio dhe Milan do të takohen nesër në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku njëra prej tyre do të kalojë në finale.

Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 0-0.

/Ora News.tv/