Roma "poker" Sampdorias dhe kap Evropën, fiton Empoli, ngec Chievo

Roma "poker" Sampdorias dhe kap Evropën, fiton Empoli, ngec

Roma rikthehet tek fitorja në kampionat. Pas 4 takimeve mungesë, verdhekuqtë mposhtën 4-1 Sampdorian për të marrë vendin e 6-të në tabelën e Seria A.

Për të zhbllokuar takimin mendoi mbrojtësi brazilian Juan Jesus. Me rezultat minimal u mbyll pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë solli 4 rrjeta të tjera. Schick shënoi për 2-0 ndërkohë që El Shaarawy thelloi rezultatin, përpara se Defrel të shënonte golin e nderit një minutë përpara fundit të kohës së rregullt. Për të vulosur rezultatin 4-1 mendoi sërish sulmuesi italian, El Shaarawy.

Fitore arriti dhe Empoli që mposhti 2-1 Udinesen. Zajz dhe Caputo ishin autorët e golave, ndërkohë që Pussetto shënoi golin e vetëm për miqtë. Pas kësaj fitoreje, Empoli kap Udinesen e vendit të 17-të, teksa numëron 9 pikë, aq sa bardhezinjtë.

Ndërkohë në barazim 2-2 u mbyll takimi mes Chievos dhe Bolognas. Veronezët u gjenden në disavantazh pas 5 minutash lojë. Santander kaloi Bolognan në avantazh, ndërkohë që Meggiorini dhe Obi përmbysën gjithçka në pjesën e parë.

Megjithatë goli i Orsolini në minutën e 56-të i dha nga një pikë skuadrave. Pas këtij barazimi, Chievo "nis" praktikisht kampionatin pasi sheshon dënimin e federatës, teksa numëron 0 pikë pas 12 javësh. Ndërkohë, Bologna mban vendin e 16-të me 10 pikë.



EMISIONET