Roma "peshkon" në Hollandë, pranë marrëveshjes me yjet e Ajax-it

Roma "peshkon" në Hollandë, pranë marrëveshjes me

Justin Kluivert vetëm një hap larg Romës. Verdhekuqtë janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me yllin e Ajaxit dhe pritet që këtë fundjavë të zbarkoj në kryeqytetin italian për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të hedhur firmën në marrëveshjen me Romën.

Sipas mediave italiane, Kluivert do t'i kushtoj arkave të Romës plot 25 milion euro të ndara në 20 milion euro "cash" dhe 5 të tjera në formë bonusesh.

Djali i legjendës Patrick Kluivert pritet të firmos një kontratë pesë-vjeçare me vlerë 2 milionë në vit në kryeqytetin italian.

Por kjo nuk pritet të jetë goditja e vetme e Romës me verdhekuqtë që synojën firmën edhe me marokenin e Ajax, Hakim Ziyech.

EMISIONET