Ante Coric është zyrtarisht lojtar i Romës. Pasi ka kryer vizitat mjekësore, mesfushori ka firmosur për 5 sezonet e ardhshme në kryeqytetin italian.

Lajmi është konfirmuar nga vete klubi italian që në faqen zyrtare shkruan:

"AS Roma është i kënaqur që konfirmon nënshkrimin e mesfushorit kroat Ante Koric. Coric, 21 vjeç, bashkohet me verdhekuqtë nga kampionët kroatë, Dinamo Zagreb në mënyrë të përhershme, për një tarifë prej 6 milionë eurosh.

 "Përveç kësaj, nëse lojtari do të transferohet para 30 qershorit të vitit 2020, Dinamo do të mbajë të drejtën për 10 përqind të asaj pagese ose € 2 milion, pavarësisht shifrës. Mesfushori ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare që zgjat deri më 30 qershor 2023." -mbyllet komunikata e Romës.



/Ora News.tv/