Roma kërkon përforcime, hedh sytë nga Interi

Roma kërkon përforcime, hedh sytë nga Interi

Pas firmës me Davide Santon dhe Zaniola, Roma troket sërish në derën e Interit.

Verdhekuqtë po kërkojnë një mbrojtës për fazën e dytë të sezonit dhe sipas mediave italiane do të vij nga Interi. Sipas “Il Messaggero”, drejtori sportiv i Romës, Monchi ka identifikuar Joao Miranda si përforcim të mundshëm të Ivan Marcano, i cili po vuan nga dëmtimi.

Pengesë për transferimin e brazilianit në “Olimpico” shihet paga e 34 vjeçarin, i cili përfiton rreth 3 milion euro në sezon dhe klubi kryeqytet nuk dëshiron të shpenzojë aq shumë për një lojtar veteran. Megjithatë, Miranda mund ta ulë pagën edhe pse, opsioni i tij i dytë është rikthimi në Brazil, me gjasë te Flamengo, i cili nuk do të paguante as këto para.

Miranda e ka humbur vendin e titullarit nën drejtimin e Luciano Spallettit, me Stefan de Vrij që ka zënë vendin e tij në qendër të mbrojtjes.

EMISIONET