Roma hedh sytë nga Holanda, shenjëstron talentin e Ajax-it

Roma hedh sytë nga Holanda, shenjëstron talentin e Ajax-it

Roma duket se ka kryer goditjen e parë në merkaton e verës. Sipas "France Football", verdhekuqtë kanë arritur marrëveshjen me adoleshentin e Ajax-it, Justin Kluivert,

Duke iu referuar këtyre burimeve drejtuesit e kryeqytetasve po shfrytëzojnë marrëdhëniet e mira me agjentin e 19-të vjeçarit, Mino Raiola dhe sipas të gjitha gjasava, Kluivert do të jetë goditja e parë e Romës në merkaton e verës.

Gjatë këtij sezoni, sulmuesi i talentuar ka shënuar 10 gola dhe ka shërbyer në 5 raste shokët e ekipit në  30 ndeshje që është aktivizuar në Eredivisie.

EMISIONET