Ante Coric shumë pranë Romës. Mesfushori kroat ka udhëtuar drejt kryeqytetit italian për t'i nënshtruar testeve mjekësore dhe më pas për të hedhur të zezën mbi të bardhë.

Coric u fotografua në Aeroportin "Fiumicino" në Romë këtë pasdite. Ai shoqërohej nga babai i tij dhe avokati i tij dhe do të takohet me drejtorin e Romës, Monchi këtë fundjavë për të finalizuar transferimin.

Mesfushori 21-vjeçar në të kaluarën ka qenë i lidhur me Liverpool-in, Arsenal-in dhe Manchester City-n.

Për firmën e Coric, Roma do të derdh 7 milionë euro plus bonuse në arkën e Dinamo Zagreb ndërkohë që Coric pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë pak më shumë se 1 milion euro për sezoni.

/Ora News.tv/