Rokadë te klubi italian, kryeqytetasit zyrtarizojnë drejtorin e ri sportiv

Rokadë te klubi italian, kryeqytetasit zyrtarizojnë drejtorin e ri

Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por tani ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Gianluca Petrachi është drejtori i ri sportiv i Romës. Emërimi i Petrachi u njoftua përmes faqes zyrtare të klubit verdhekuq.

"AS Roma ka kënaqësinë të pohojë se Gianluca Petrachi do të marrë pozitën e drejtorit të klubit sportiv duke filluar nga 1 korriku 2019. Menaxheri ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë me klubin tonë deri më 2022."-thuhet në deklaratën e klubit.

50 vjeçari ka një karrierë të gjatë në futbollin italian. Në vitin 2006 Petrachi u emërua kreu i zonës teknike te Piza për të marrë më pas pozitën e drejtorit të sportit. Gjatë menaxhimit të tij skuadra toskane u ngjit nga Seria C në atë B, duke prekur edhe për pak Seria A, por dështoi në finalet "play-off".  

"Roma është një aventurë ambicioze dhe tepër stimuluese për mua. Unë jam shumë i vetëdijshëm për pritjet e një klubi të tillë të rëndësishëm dhe për këtë arsye e pranova menjëherë këtë sfidë".-tha Petrachi në fjalët e para te verdhekuqtë.

Në këtë pozicion, Petrachi do të zëvendësojë të larguarin, Monchi, i cili firmosi në La Liga me Sevilla.


EMISIONET