Roja bregdetare shpëton peshkarexhën me tre persona në bord

Roja Bregdetare e Forcës Detare shqiptare shpëton një peshkarexhë pranë Karaburunit, në Vlorë.

Në bordin e saj ndodheshin dy persona të rritur dhe një fëmijë.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se peshkarexha "Aurora 1" kishte pesuar defekt dhe kërkoi ndihmë.

Anija e Forces Detare rimorkioi peshkarexhën në portin e saj të daljes në Triport.

Në operacionin e shpëtimit ndihmoi edhe nje mjet i Policise Kufitare dhe Migracionit.

EMISIONET