Robot 'alter-egos' që janë një zgjerim dixhital i vetëdijes tonë dhe që dinë gjithçka rreth nesh së shpejti do të jetë një realitet.

Kjo sipas ekzekutivëve të Microsoft, Brad Smith dhe Harry Shum, të cilët po punojnë për zhvilluar softuer të avancuar inteligjence artificiale, i aftë për të imituar mendimin njerëzor.

Ky zbulim i madh, i cili ka nxitur frikën për fillimin e fundit të njerëzimit, do të vijë gjatë dy dekadave të ardhshme, thonë ata.

Smith dhe Shum paralajmërojnë se duhet të vendosen kontrolle për të parandaluar makinat inteligjente që të veprojnë kundër interesave të shoqërisë dhe njerëzve.

Presidenti i Microsoft Brad Smith dhe nënkryetari ekzekutiv i inteligjencës artificiale dhe hulumtimit Harry Shum kanë shkruar një libër 'The Future Computed' që detajon parashikimet e tyre për të ardhmen e inteligjencës artificiale.

Ata besojnë se, ndërsa inteligjenca artificiale bëhet më e sofistikuar, ajo do të integrohet më shumë në rutinat tona të përditshme.

Cortana mund të komunikojë automatikisht me kalendarin tuaj ndërsa flini për të organizuar orarin tuaj për ditën tjetër. Robotë të tillë do të dinë gjithçka rreth jush, madje do të mendojnë si ju. 

/Ora News.tv/