Kur inteligjenca artificiale të marrë më në fund përsipër punët që ne bëjmë, femrat do të jenë ato që me shumë mundësi do të zëvëndësohen, sipas një raporti të ri të paraqitur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Studimi, i titulluar ‘Toward a Reskilling Revolution: A Future of Jobs for All,’ zbulon se kur inteligjenca artificiale të fillojë të na nxjerrë nga puna do të jenë femrat që do të preken të parat.

Raporti shqyrtoi 1000 lloje të punëse që përfshinin 96 % të punësimit në SHBA dhe u zbulua që 57 % e atyre që rrezikojnë të humbasin punën e tyre janë femrat.

Deri në vitin 2026, 1.4 milionë vende pune në SHBA do të jenë në rrezik si pasojë e teknologjisë.

"Ky është një zhvillim shqetësues në një kohë kur hendeku gjinor në vendin e punës tashmë po zgjerohet dhe kur gratë janë të nën-përfaqësuara në fushat e tregut të punës që pritet të rriten më fuqishëm në vitet e ardhshme,"-thanë autorët e studimit.

Sipas raporit 95% e punëtorëve në rrezik në fakt mund të gjejnë punë me paga më të larta, me rikualifikimin dhe edukimin e duhur. Në këtë rast, femrat dalin në majë, me 74  % që pritet të marrin paga më të larta, ndërsa vetëm 53 %  e meshkujve do të shohin të njëjtën gjë.

Raporti ishte një bashkëpunim me Boston Consulting Group dhe Burning Glass Technologies.

Ai rekomandon që punonjësit në rrezik për tu zëvëndësuar nga robotët duhet të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të mësojnë gjatë gjithë jetës.

Punëdhënësit këshillohen që të investojnë tek fuqia punëtore.

/Ora News.tv/