Evoluimi i teknologjisë duket se po shkon aq larg, sa mund të rrezikojë të ardhmen e fuqisë punëtore të njeriut. Pasi një lokal në Japoni zëvëndësoi baristët me një robot, së fundmi në Shtetet e Bashkuara do të përdoren robotë për të zëvëndësuar punën e një roje sigurimi. Ramsee, roboti i parë “Bodyguard” në SHBA, i prodhuar nga kompania Gamma 2 Robotics në Kolumbi po përballet me një kërkesë në rritje nga kompanitë e sigurimit, që kërkojnë mënyra të reja dhe me kosto më efektive për të mbrojtur klientët e tyre.

Siguria është një nga fushat më të fundit, ku robotët inteligjentë po fitojnë një rol tejet të rëndësishëm, duke bërë gjithnjë e më shumë atë që shumë njerëz nuk do ta bënin.  

E këtë e vërteton më së miri Ramsee, një nga robotët e parë të sigurisë në Shtetet e Bashkuara, i cili është është prodhuar nga kompania Gamma 2 Robotics me qendër në Kolumbi.  

Roboti inteligjent përballet me një kërkesë në rritje nga kompanitë e sigurimit, që kërkojnë mënyra të reja dhe me kosto më efektive për të mbrojtur klientët e tyre.

Duke bërë një krahasim të benefiteve që sjell puna e një roboti, në vend të punësimit të njerëzve, zëvëndës/presidenti i Gamma 2 Robotics tha se një robot nuk do ketë kurrë probleme me vonesat në punë, nuk do të mungojë kur është sëmurë, nuk do të mund të pijë në punë, nuk do të pendohet për punën që bën dhe janë të besueshëm, tha Justin Davis.  

Ai nënvizoi gjithashtu, se Ramsee ka qenë një punonjës model. Natyra e tij robotike  është e përshtatshme  ndaj rreziqeve  që mund të sjellë puna e një bodyguard. Davis thotë se ky profil pune nga shumë njerëz është konsideruar si një punë e mërzitshme, e pisët dhe e rrezikshme.

Ramsee është i pajisur me katër kamera dhe sensorë që ndihmojnë në zbulimin e nxehtësisë, tymit, lagështirës, gazrave, si dhe lëvizjeve. Roboti dërgon sinjalet në një qendër monitorimi, e cila mund të dërgojë menjëherë një përgjegjës të pare situatën.

Deri më tani janë prodhuar rreth dhjetë robotë Ramsee, vlera e të cilëve shkon deri në 65 mijë dollarë për secilin.

Kryetari i Bashkisë së Denver tha se kjo është e ardhmja e shumëpritur, pasi këta robotë sigurimi kursejnë kostot e punës dhe më e rëndësishmja tregojnë qartazi se si robotët mund të luajnë një rol edhe shumë të rëndësishëm në të ardhmen e njerëzve.



/Ora News.tv/