Robert Redford tërhiqet nga skena

Robert Redford tërhiqet nga skena

Robert Redford ka vendosur t'i thotë 'lamtumirë' skenave.

Aktori 81 vjeçar, ka thënë se do dalë në pension pas filmit të tij të fundit "The Old Man and The Gun", (Plaku dhe pushka), drejtuar nga regjisori David Lowery. Konfirmimi erdhi nga një intervistë ekskluzive në revistën Entertainment Weekly. "Kam që 21 vjeç që e bëj këtë punë. Do thoja që është mjaftueshëm", ka deklaruar aktori fitues dy herë i çmimit Oscar.

Por mund të vazhdojë karrierën si regjisor.

E kishte deklaruar që në 2016-n, duke thënë se pas dy filmave të tjerë (i pari ishte "Shpirtrat tanë natën", i cili doli vitin e shkuar) do të braktiste skenat e filmave.

Tani divi amerikan vendosi të mbajë premtimin.

"Kurrë mos thuaj kurrë, shpjegoi Redford, por kam arritun në përfundimin që kjo do të kishte qenë për mua mënyra më e mirë për të përfunduar karrierën si aktor. E pse të mos e bëj një gjë të tillë me diçka që më bën shumë optimist dhe pozitiv?"

Tek filmi "The Old Man and The Gun", që pritet të dalë më 28 shtator, Robert Redford interpreton një personazh i cili ka ekzistuar në të vërtetë dhe quhej Forrest Tucker, një kriminel ekspert në grabitjen e bankave dhe artist i evazioneve fiskale, aq sa për të realizuar 17 'goditje' në institucionet bankare dhe arrestuar në të gjitha herët.

Por sa herë që përfundonte në burg, arrinte të arratisej.

"Për mua ky ishte një personazh i mrekullueshëm për ta interpretuar në këtë pikë të jetës sime", ka thënë Redford

"Ajo që më ka tërhequr më shumë tek ky personazh dhe që shpresoj të duket qartë në film, është se ka grabitur 17 banka, është kapur 17 herë dhe ka arritur të arratiset 17 herë. Ndaj pyeta veten: Mos ndoshta ky njeri donte të kapej nga policia që më pas të ndjejë ato që për të ishin 'drithërimat e jetës' , dmth të arratisej?

A do ketë një të ardhme si regjisor tani që vendosi të largohet nga skenat si aktor?

"Mbetet për t'u parë", ka thënë aktori


Kliko ketu per FOTOGALERINE

EMISIONET