Robert Berisha konfirmon ndarjen me Norën: Të kam borxh gjithë jetën

Robert Berisha ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja Nora Istrefi.

Në një postim në Instagram ai u shpreh se janë ndarë me mirëkuptim dhe do mbesin shokë gjithë jetën, si edhe do kujdesen së bashku për vajzën e tyre Renee.

Këngëtari falënderoi Norën që i solli në jetë Renee, ndërsa shtoi se e ka borxh gjithë jetën.

Berisha përfundoi statusin duke i uruar gjithë të mirat ish-bashkëshortes.

“Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk, por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë dhe shokë të mire deri ne vdekje. Nese nuk ka mo dashni mes nje çiftit, nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën. Bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet. Permes kti postimit Nora Istrefin e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee edhe shum kujtime te bukra prej 2006. Noriq, t’kom borxh tan jetën. I wish you all the best,”-shkroi ai.

Ndërkohë nuk ka ende një reagim nga këngëtarja.


EMISIONET