Robbie Williams me gruan dhe vjehrrën në një 'reality show'

"Unë, mamushi dhe ti"....dhe për Robbie Williams është fiks rasti për ta thënë.

Ylli britanik po punon bashkë me të shoqen Ayda Field dhe vjehrrën e tij Gwen për një shfaqeje 'reality', shkruan tgcom.it

"Do të jetë shfaqja që të gjithë do të duan të shohin në ekran", siguron këngëtari, i cili ende është në kërkim të kanalit të duhur për të transmetuar spektaklin e tij.

Ndërkohë Robbie ka fluturuar për në Rusi, ku është ftuar për hapjen e Botërorit të Futbollit.

Treshja jetojnë bashkë edhe në jetën e përditshme.

Zonja Gwen apo "Nana Gwen", siç e thërret Robbie, në fakt kalon pjesën më të madhe të kohës së saj me çiftin në shtëpitë e tyre në Los Angeles dhe Londër dhe i ndihmon në rritjen e fëmijëve të tyre Teddy e Charlie.

Gwen është bërë tashmë e njohur me skeçe të vogla zbavitëse, të cilat Ayda dhe Robbie i kanë postuar në profilet e tyre në Instagram dhe ka rrëmbyer simpatinë e shumë fansave.

Disa kohë më parë, Ayda kishte publikuar në Instagram një foto të pagabueshme mbi marrëdhënien që kishin të tre, në të cilën shfaqeshin të tre në shtrat dhe dixhiturën e kishte "Bedtime" (Koha e gjumit)

"Të dua mami, por kjo po kthehet në diçka të ngatërruar".

Pritet që ish pjestari i Take That të këndojë gjatë ceremonisë së hapjes në Botëror në Rusi, bashkë me sopranon Aida Garifullina: “Jam shumë i lumtur që rikthehem në Rusi...'Të hap "kupën e botës së futbollit", para 80 mijë tifozëve. Ka qenë gjithnjë një ëndërr për mua", shkruan ylli i popit.

EMISIONET