Robbie Williams i propozon për herë të dytë bashkëshortes

Robbie Williams i propozon për herë të dytë

Robbie Williams i ka propozuar për herë të dytë për martesë bashëkshortes së tij Ayda Field. Këngëtari iu ul në gjunjë Field në 40-vjetorin e saj të lindjes.

Ndërsa po i këndonte hitin e tij 'Angels', ai u ul në gjunjë dhe e pyeti: "Unë jam i dashuruar me ty Ayda... zemër dhe diçka tjetër, do martohesh me mua përsëri?"

Aktorja i tha po dhe e përqafoi Robbie, teksa familja e miqtë të ftuar në ditëlindje brohorisnin.

Ayda dhe Robbie u takuan në korrik të vitit 2006 përmes miqve të përbashkët.

Këngëtari mendonte se do të ishte gjithmonë beqar derisa njohur Aydën.

"Ajo është një person i mrekullueshëm dhe unë jam i dashuruar me të,"-tha ai në një intervistë.

Ylli i popit i propozoi në tetor 2009 gjatë një interviste të drejtpërdrejtë radiofonike.

Më vonë ai pretendoi se ishte thjesht një shaka dhe se ata nuk ishin të fejuar. Por gjatë periudhës së Krishtlindjes më vonë atë vit ata u fejuan dhe u martuan tetë muaj më vonë në Beverly Hills.

Ata e mirëpritën në jetë vajzën Theodora në shtator të vitit 2012 dhe djalin, Charlie në tetor 2014.

Në shtator 2018, çifti konfirmoi se ishin bërë prindër për herë të tretë nëpërmjet një nënë zëvendësuese, dhe u bënë prindër të një vajze Coco.





EMISIONET