“Riveshim botën me solidaritet”, nisma individuale për të qenë pranë njerëzve në nevojë

“Riveshim botën me solidaritet”, nisma individuale për

Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Shprehja e Shën Terezës na frymëzon të gjithëve të tregojmë solidaritet ndaj atyre që kanë nevojë,  përgjërohen për ndihmë apo të tjerë që duket sikur janë pajtuar me skamjen dhe qëndrojnë të heshtur.

Elia Gjika 12 vjeç nga Tirana është shembulli se si që në fëmijëri prindërit mund të edukojnë fëmijët për të qenë human, në këtë mënyrë ata do të rriten përmes ndjesive solidare.

Veshjet e përdorura, nuk mund të zgjidhin problemin e të varfërve në Tiranën, kryeqendrën e shqiptarëve, por ndihmojnë të pamundurit të vishen ngrohtë dhe të përballojnë netët e ftohta të dimrit.

Mbi 30 shtëpiza të verdha janë vendosur në qytet nga ECO Tirana në zonat që janë më të urbanizuara. Qytetarët mund të vendosin aty veshje dhe këpucë. Stafi i Eco Tiranës i merr këto veshjet dhe i dërgon ato në qendrat rezidenciale, kryesisht  në shtëpitë e fëmijëve të braktisur.

Vetëm në pak ditë, konstaton Administratori i Eco Tirana Diego Testi, janë dhuruar mbi 1000 kg veshje.

Të dhënat e Bankës Botërore evidentojnë se 180.000 familje në Shqipëri jetojnë më me pak se 3 dollarë në ditë, ndërsa rekomandohet që qeveria të ndjek politika sa më sociale për të varfrit. 

Rreth 80 mijë familje në Shqipëri mbështeten nga qeveria financiarisht përmes ndihmës ekonomike.  Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale do të të marrë në konsideratë disa nga propozimet e bëra nga grupet e interesit  që familjet e varfra që përfitojnë ndihmë ekonomike të pjeshme ta përfitojnë tani më të plotë.

Kjo do të thotë se nuk do të ketë më ndihmë ekonomike 3500 lekë në muaj, ose rreth 22 dollarë në muaj. Ndihma ekonomike do të jetë nga 5600 lekë(e cila mbetet ende e ulët) deri në 10000 lekë.

Gjithashtu Ministrja e Mbrojtjes Sociale parashikon ngritjen e qendrave të rehabilitimit për personat me aftësi të kufizuar shumica e të cilëve përballet me vështërise ekonomike për trajtimin.

1/3 e popullësisë është e përqëndruar në Tiranë; qytet në të cilin regjistrohen mesatarisht 50 persona në ditë në zyrat e gjendjes civile.

Në kushtet kur popullsia është në rritje, lind nevoja që pushteti vendor të hartoj strategji afatëgjatë dhe të ndjek politika sociale për ata që jetojnë në varfëri.

Bashkia e Tiranës përmes programit të shërbimit social mbështet kategoritë që kanë nevojë për mbështetje si të pastrehët.

Drejtorja Anisa Ruseti  thotë se rreth 2000 indidvidë mbështeten nga bashkia e Tiranës përmes këtyre programeve.

Përveç tyre, janë 4 qëndra sociale dhe menca në të cilët individët të moshuarit, fëmijët me aftësi ndryshe dhe ata që janë të braktisur marrin shërbime dhe kryejnë terapi në to.

Feruze Karameta ka 12 vjet që e frekuenton këtë qendër sociale.

Ndërsa Kristjan Careri dhe Danja Shehi janë dy gjimnazistë nga Tirana që kanë organizuar fushata të ndryshme në shkollën e tyre dhe duan të festojnë e të gëzojnë këta të moshuar.

Për drejtoren e qendrës, Alma Tandili, është vështirësi dhe sfidë më vete të menaxhojë ditën e 300 personave frekuentues të qendrës.

Por solidariteti nuk mund të jetë vetën në zyrat dhe politikat e shtetit, të cilat në këtë kuadër ende janë të brishta.

Solidariteti është mision i shoqërisë,  i besimeve fetare, i ojf apo fondacioneve të ndryshme. Solidariteti nuk duhet të ketë emer, duhet ti përkasin të gjithë atyre se duhet të ndjejnë dhe të jenë pranë të pamundurëve, të varfërve të moshuarve dhe fëmijëve.

Kur Arbër Hajdari nisi dy vite me parë “Fundjavë Ndryshe” si një iniciativë për të ndihmuar kryesisht familjet e varfra me ushqime e veshëmbathje, nuk e kishte menduar që sot do të kishte të dhëna kaq befasuese.

Dy vitet e punës i përkthen në vizita dhe ndihmë në 14.200 familje, 940 fshatra, 3 mld lekë të qarkulluara dhe ndërtime  shtëpish.

E sot që ka këtë bilanc pozitiv, dhe kur fondacioni i bamirësisë është kthyer si një institucion ka plane edhe më të mëdha.

Varfëria nuk njeh kufij gjeokrafikë, zona dhe vende. Histori të familjeve që jetojnë nën minimum jetik gjejmë në Tiranë, në periferinë e saj, dhe në qytetet apo zona të ndryshme.

E tillë është historia e Valentinës, nënës së dy fëmijëve që jeton në Kastriot të Dibrës në një dhome 2 metra katrore qe ndodhet ne oborrin e shtepise se babait te saj.

Sikur të mos mjaftonte situata në të cilën ndodhet, bashkëshorit në vend që të punonte për të nxjerrë fëmijët nga varfëria, i braktisi. Është historia e një familje që jetojnë 3 veta me kempin e djalit të sëmurë.

Rasti u identifikua nga World Vision, organizatë ndërkombëtare e impenjuar për të qënë pranë familjeve në nevojë. Kjo organizata e ndihmoi atë që djali te kryeje vizitat e nevojshme e te marre mjekimet dhe kanë filluar shenjat e para te permiresimit.

Ndihma nuk ishte vetëm për ti mundësuar trajtim shëndetësor dhe psikoterapeutik familjes. World Vision në Shqiperi dhe Kosove, ne bashkepunim me bizneset e zones rikonstruktuan nje godine te vjeter qe i ati i Valentines e kishte blere per te, por qe fatkeqesisht ishte e pabanueshme.

Nuk kishte ngjarje më të bukur të këtyre viteve për Valentinën dhe fëmijët e saj se sa hyrja në shtëpinë e re, ku buzëqeshja mundi lotët dhe shpresa braktisjen.

Lutjet në kishë apo xhami nuk mund të zgjidhin varfërinë, por mund të lehtësojnë shpirtrat që ende janë pa shpresë. Në fakt ky është vetëm një mision që kanë objektet e kultit, më të rëndësishëm mision ata kanë të jenë pranë tyre përmes organizatave apo vetë duke vepruar në mënyrë institucionale.

Imzot George Frendo drejton aktualisht Kishën katolike në Shqipëri. U bënë 20 vjet nga vizita e parë në vendin tonë, dhe kur gjendjen e krahason me sot ka këtë përgjigje.

Kisha katolike vepron përmes ogranizatës humanitare Karitas për të identifikuar familjet në nevojë dhe për të siguruar atyre nevojat më bazike.

Ndërsa Komuniteti Mysliman në Shqipëri vepron përmes xhamive. Drejtori i komunikimit Agron Hoxha thotë se thirrjet e para SOS i merr përmes 700 xhamive dhe imamëve të tyre. Ndërsa në KMSH KA  një zyrë të posaçme burimesh njerëzore të angazhuar vetëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë, besimtarë ose jo.

Të ndihmosh njerëzit është dhe obligim fetar, ajo që lexohet qartë në librat e shenjtë dhe ajo që predikohet vazhdimisht nga imamët në ligjërat publike besimtare.

Nëse varfëria nuk mund të zgjidhet me kontribute sporadike, shumë nga misionet e komuniteteve fetare kanë qënë më afatgjatë, madje me impakt të menjëhershëm në shëndetin apo edukimin e personave që nuk kanë patur mundësi të kurohen në spitalet publike e private apo nuk kanë mundësi të vazhdojnë studimet e larta.

Por shembuj dhe iniciativat sporadike zbusin përkohësish varfërinë por nuk mund të jenë strategji afatgjate dhe të qëndrueshme. Kjo do të thotë se politikat sociale duhet të përqëndrohen jo vetëm në dhënie lëmoshash si asistencë e ndihmë ekonomike por edhe në mundësitë e punësimit për familjet që jetojnë në minimum jetik. E këta të fundit, duhet të jenë më të gatshëm ndaj alternative të punësimit që gjejnë ose u ofrohet.

Fakt është që vetëm politika, me trazicionet  e pushtetit dhe ligje që ndryshojnë vazhdimisht nuk mund të ndryshojë e vetme situatën.

Ndaj duket se është misioni i të gjithëve, të mundurit të japin për të pamundurit. Në fund  këto vepra na  kujtojnë nobelisten e shenjtoren Shën Tereza se varfëri nuk do të thotë të jesh i zhveshur, i uritur dhe  pa shtëpi.

Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie. E duket se shqiptarët pavarësisht kohëve të vështira,  janë solidarë.

 

 

 

 

 

EMISIONET