Trajneri i Vllaznisë së femrave, Nikolin Leka doli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së fazës së 1/32-ave të UEFA Champions League.

Në fjalën e tij, Leka vlerësoi kundërshtarin, nënkampionët e Danimarkës, Fortuna Hjorring, por theksoi se vajzat e drejtuar prej tij do të japin maksimumin për të arritur te një rezultat pozitiv.

"Për ne është pozitive që luajmë në shtëpi. Kërkojmë një rezultat pozitiv. Forma fizike është shumë e mirë , harmonia është e mirë. Kundërshtari është i mirë. Është në vendin e 13-të në Europë por besoj se kemi shanse për të arritur një rezultat të kënaqshëm. "-përfundoi Leka.

Takimi mes Vllaznisë dhe Fortuna Hjorring luhet ditën e nesërme në "Loro Boriçi" në orën 18:00.

/Ora News.tv/