Rivaldo: Real, çfarë po bën?

Rivaldo: Real, çfarë po bën?

Vinicius Junior u transferua me bujë te Reali i Madridit, por talenti brazilian ende nuk e ka gjetur veten te kampionët në fuqi të Europës, duke përfunduar te rezervat e "Los Blancos". Aty ai ka bërë mirë, ndërsa për një legjendë si Rivaldo është e pakuptimtë kjo strategji e ndjekur nga tekniku Julen Lopetegui. Në një intervistë për "Betfair" ish-ylli i Barcelonës është shprehur:

"Unë nuk e kuptoj pse ai luan në rezervat. Ai është duke konkurruar në një ligë më të ulët se niveli i tij. Me cilësitë që ka ai del mbi kundërshtarët dhe shokët e tij në Segunda B." -tha fillimisht Rivaldo.

Përveç kësaj, ambasadori i Betfair gjithashtu ndau mendimet e tij për ndeshjet e ardhshme të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

"Unë parashikoj se Reali do të ketë shumë për të dhënë. Nën petkun e kampionit në fuqi, ato janë ekipi për tu mposhtur. -mbylli deklaratën e tij braziliani.

EMISIONET