Rita Ora nostalgjike, kujton momentin kur u shpall ambasadore nderi në Kosovë

Rita Ora nostalgjike, kujton momentin kur u shpall ambasadore nderi në

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar kohën kur u emërua Ambasadore nderi në Kosovë.

Me anë të një postimi në Instagram ylli i muzikës u shpreh se ky ka qenë një moment shumë i veçantë për të.

Rita Ora: "Unë gjithmonë do të jem e përulur dhe e privilegjuar që mbaj titullin si këngëtarja e parë që del nga Kosova dhe ta vendos vendin tonë të bukur, plot dashuri, me të qeshura dhe talent, në hartë."

Këngëtarja tha se do ta mbajë titullin gjithmonë me krenari dhe se do të vijojë të kontribuojë që ta zhvillojë Kosovën për të mbërritur aty ku e ka merituar gjithëmonë.

Rita Ora: "Ju mbaj mend të gjithë juve që erdhët në caktimin tim si ambasadore ditën kur presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Tony Blair dhe Cherie Blair, ambasadori i Kosovës, Lirim Greiçevci, ambasadori i Shqipërisë, Mal Berisha, lordi George Robertson dhe të gjithë muzikantët tjerë nga Kosova, është vërtet një moment historik. 

Që atëherë kemi pasur plane mbresëlënëse që tashmë i kemi realizuar dhe të tjerë që do të vijnë me organizatat më të mëdha bamirëse në botë. Mezi pres të vazhdoj ta mbaj me krenari titullin ambasadore dhe të vazhdoj ta dërgoj Kosovën atje ku gjithmonë ka merituar të jetë KUDO! (Më falni, por jam në makinë me orë të tëra dhe jam sentimentale e krenare!) Ju dua. Krenare. Jini krenarë për origjinën tuaj. Mos harroni kurrë."




As I’m sitting driving to my next show I caught myself really thinking about how many incredible moments have had this far in my life. This particular moment was so special to me. I will forever feel humbled and privileged to be able to own the title of being the first Singer to come out of Kosovo and really put our beautiful country full of love and laughter and talent on the map. I remember every single one of you that came to my ambassadorship that day the President Atifete Jahjaga, Prime minister Tony Blair and Cherie Blair, Kosovo Ambassador Lirim Greicevci, Albania Ambassador Mal Berisha, Lord George Robertson and all the other musicians from Kosovo it was truly a moment in history. Since then we have so many incredible plans that we’ve already accomplished and have coming up with the biggest most influential charities in the world. I can’t wait to continue to hold my ambassadorship proudly and continue evolving Kosovo to where it’s always deserved to be EVERYWHERE!! (Sorry Ive been in the car for hours and I’m sentimental and proud!) love you

EMISIONET