Është një nga filmat më të pëlqyer të të gjitha kohrave. Dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora realizoi kolonën muzikore të 'Fifty Shades Freed" në bashkëpunim me Liam Payne.

Ylli i muzikës pop tërheqi vëmendjen e të gjithëve në premirën e filmit që u mbajt mbrëmjen e së martës në Paris.

27-vjeçarja e veshur me një kostum të bardhë tregoi format e saj trupore elegante dhe dukej mjaft tërheqëse.

Këngëtarja së fundmi ka regjistruar videoklipin e këngës 'For You' me Liam Payne që do të jetë pjesë e filmit 'Fifty Shades Freed'.

Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE

/Ora News.tv/