Ajo ka qenë pjesë e jurisë së X Factor në vitin 2015 së bashku me Nick Grimshaw, Cheryl dhe Simon Cowell.

Ndërsa tani Rita Ora është kthyer në skenën e X Factor për të dhënë një performancë mahnitëse ndërsa këndoi hitin e saj më të fundit Anywhere që po thyen rekorde në top listat.

Këngëtarja është ngjitur në skenë e veshur me rroba sportive por kishte ‘harruar’ pantallonat.

Fansat e saj në rrjetet sociale kanë mbetur me gojë hapur dhe pyetën nëse 26-vjeçarja i kishte harruar pantallonat në shtëpi.

“Unë mendoj se Rita Ora ka harruar pantallonat për X Factor,”-shkruan një nga fansat. “Rita ku i ke pantallonat?!”


/Ora News.tv/