Rita Ora ka qenë objekti i një sulmi të martën pas fotografive të publikuara me Conor McGregeor në Fashion Awards.

Por këngëtarja me origjinë shqiptare u largua nga polemikat më vonë atë mbrëmje, kur postoi një fotografi në Instagram me muzikantin Andrew Watt.

27-vjeçarja është në një lidhje me Watt prej më shumë se 1 viti.

Ajo postoi në foto bardh e zi, krah për krah muzikantit ku shkruan: “Mbrëmë” dhe 2 zemra.

Pavarësisht se çifti është fotografuar duke shijuar pushimet së bashku në Romë në tetor të vitit të kaluar, të dy kanë vendosur të mbajnë sa më sekrete lidhjen e tyre.

/Ora News.tv/