Të premten, Rita Ora solli projektin muzikor "Carry On" në bashkëpunim me Kygon. Kënga do të jetë kolona zanore e filmit "Detektivi Pikachu" që pritet të publikohet në maj të këtij viti.

Me anë të postimeve në Instastory, këngëtarja duket se gëzon sukseset e projektit, por nuk dihet nëse ka informacion që kënga nuk mund të dëgjohet nga asnjë qytetar i Kosovës.

Sipas mediave kosovare, klipi i ri i këngës së Rita Orës nuk mund të shihet nga në Kosovë pasi publikuesit nuk e kanë bërë të disponueshme për atë shtet. Kjo nuk është hera e parë që bukuroshja shqiptare bëhet pjesë e filmave të mëdhenj.

Më parë ka bashkëpunuar me Liam Payne për kolonën zakore të filmit "Fifty Shades of Freed".


/Ora News.tv/