Rita Ora dhe Bebe Rexha bashkohen për hitin e vitit

Rita Ora dhe Bebe Rexha bashkohen për hitin e vitit

Këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhe Bebe Rexha mendohet se do të bashkëpunojnë së bashku për një hit të ri muzikor.

Faqja zyrtare e MTV konfirmoi se ato të dyja, së bashku me dy këngëtare tjera do publikojnë një këngë, të titulluar ‘Girls’ në janar të vitit 2018.

Nicolas Liddle publikoi lajmin në Twitter duke treguar se Rita, Bebe dhe Charli XCX do bashkëpunojnë për një projekt të ri muzikor.

Këtë gjë e konfirmoi edhe Bebe Rexha duke shtuar se këngëtarja e katërt mund të jetë Zara Larsson. Bashkëpunimi i tyre do jetë padyshim një hit pasi katër artiste të suksesshme në mbarë botën do këndojnë për vajzat.




/oranews.tv/

EMISIONET