Një fustan me të vërtetë nuk del kurrë nga moda dhe askush nuk e di më mirë këtë sesa fituesja e Oskar, Rita Moreno. Ajo u shfaq në 90 vjetorin e ndarjeve të Çmimeve Oskar me të njëjtin fustan që mbante veshur në vitin 1962.

Ylli 86 vjeçar u shfaq në tapetin e kuq me veshjen e zezë dhe të artë 56 vite më parë, kur hyri në histori si gruaja e parë hispanike që fitoi çmimin Aktorja më e mirë Mbështetëse në Akademinë e Çmimeve.

Dhe mbrëmjen e së dielës aktorja u kthye përsëri me të njëjtin dizajn për të prezantuar një nga çmimet në ceremoninë e vitit 2018, duke treguar po aq elegancë dhe finesë sa herën e parë që e veshi në tapetin e kuq.

Duke folur për Ryan Seacrest, Rita zbuloi se nuk e kishte menduar kurrë se do ta vishte përsëri atë fustan, duke pranuar se mendonte se do të ishte dëmtuar ndërsa qëndronte në dollap.

Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE

/Ora News.tv/