Risitë në "Rusi 2018" nuk kanë të ndalur, ja kush do "vendosë" për sistemin VAR

Risitë në "Rusi 2018" nuk kanë të ndalur, ja kush

Edhe tifozët do të mund të shikojnë rastin në sistemin VAR.

Rastet e diskutueshme në ndeshjet e Kupës së Botës në Rusi do të transmetohen edhe në ekranet e mëdha në stadiume, duke i dhënë mundësinë tifozëve që të shikojnë rastin e diskutueshëm përmes VAR-it dhe të kuptojnë menjëherë se pse gjyqtari mori këtë vendim. 

Regjistrimi do të shfaqet në një ekran të madh të stadiumeve, por më vonë, pasi që në këtë formë gjyqtari nuk do të ndikohet prej atmosferës që krijojnë tifozët.

Njoftimi i FIFA-s rreth këtij vendim ka ardhur një ditë pasi presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Aleksandar Čeferin tha se akoma po testohet VAR-i, para se të shfrytëzohet edhe në Ligën e Kampionëve.

EMISIONET