Jo vetëm Formula 1 po bëhet gati për sezonin e ri, pasi edhe kategoritë e tjera të makinave të shpejta po i japin dorën e fundit përgatitjeve.

Skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e Formula E për sezonin 2018-29 vijojnë me prezantimet e tyre.

Këtë radha ajo që u shfaq e gatshme për këtë sfidë elektrike ishte Nissan, me skuderinë japoneze që do të bëjë debutimin e saj në muajin dhjetor ku do të zëvendësojë Renault.

Botërori i Formula E konsiderohet edhe skena ideale për ato që do të jenë makinat e së ardhmes dhe Nissan është ndër të parat që kanë nisur prodhimin e makinave elektrike të rrugës.

/Ora News.tv/