Rishikimi i skemës së dëmshpërblimeve, ish-të përndjekurit: Penalizohen mbi 40 mijë persona

Rishikimi i skemës së dëmshpërblimeve, ish-të

Nëse qeveria do të konkretizojë idenë për rishikimin e skemës së dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë, do të penalizonte 40 mijë persona që edhe kështu sorollaten dyerve të institucioneve për të drejtën e tyre. Kreu i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, paralajmëron se nëse qeveria merr vendim për skemën, do të ketë reagime.

Huanito dhe Xhemali janë dy ish-të burgosur të sistemit të diktaturës, të ciëlt prej vitesh kërkojnë që të dëmshpërblehen për vitet që kanë bërë në burgje, por që deri tani nuk kanë marrë gjë.

Si çdo ditë, ata enden në dyert e institucioneve për të kërkuar dëmshpërblimin e përcaktuar në ligj, por sipas tyre, askush nuk i ka dëgjuar.

Sipas tyre, mundësia e rishikimit të skemës së dëmshpërblimeve për trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, nga ana e qeverisë,  është një hap që i penalizon.

Huanito Martini, ish i dënuar politik: Unë kam hyrë në burg në moshën 18-vjeçare dhe kam bërë jo pak, por 25 vite burg. Ne nuk duam të shfrytëzojmë taksat e popullit shqiptar, pasi ne kemi mundin dhe vuajtjet tona kudo në Shqipëri. Ka 27 vite që unë nuk kam marrë asnjë lekë nga qeveria.

Xhemal Hajredini, ish i dënuar politik:  Unë jam dënuar 25 vite burg politik. Nuk kam marrë asnjë lekë, pasi kjo qeveri nuk ka dhënë lekë. Ligji është bërë që të dëmshpërblehen të përndjekurit që kanë vuajtur dënimet në burgjet e vendit.

Ndërsa për kreun e Institutit të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, nëse idea që po diskutohet do të kthehetnë vendim, atëherë nga skema e dëmshpërblimeve do të përjashtohen mbi 40 mijë persona, nga kategoria e trashëgimtarëve të të burgopsurve dhe të të pushkatuarve.

Besim Ndregjoni, kreu i Institutit të të Përndjekurve Politikë: Çdo qytetar që është dhunuar nga pushteti diktatorial, ka të drejtën e dëmshpërblimit. Në cilin shtet demorkatik ke të drejtë ti ndalësh dëmshpërblimin trashëgimtarit? Nga të burgosurit politik 34 mijë trashëgimtarë nuk marrin dëmshpërblim, nga të pushkatuarit nuk përfitojnë 4500 persona, të cilët nuk kanë gjetur edhe varret e të parëve të tyre.

Ai apelon qeverinë që të mos e kthejë në vendim, një ide të tillë, pasi në të kudnërtën do të përballet me ish-të përndjekurit dhe pasardhësit e tyre.

Besim Ndregjoni, kreu i Institutit të të Përndjekurve Politikë: Mos loz me zjarrin. Çdo vendim politik ndaj nesh ëhstë një bumerang që ju nuk do të keni vend as në Shqipëri, jo më jashtë saj.

Idea e përjashtimit të trashëgimtarëve të ish-të dënuarve politikë nga skema e dëmshpërblimit, bën fjalë për brezin e dytë të trashëgimtarëve, të cilët përfitojnë dëmshpërblim në rastet kur prindërit e tyre ishin ndarë nga jeta pa u dëmshpërblyer.

Lajmin se qeveria po diskuton përjashtimin nga përfitimi i dëmshpërblimit të trashëgimtarëve që nuk kanë vuajtur drejtpërdrejt nga regjimi komunist e bëri të ditur gjatë së hënës ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

EMISIONET