Rinovon Veliu, qëndron te Flamurtari

Rinovon Veliu, qëndron te Flamurtari

Franc Veliu ka rionvuar me Flamurtarin. Pas zgjatjeve të marrëveshjeve me emra të tilla si Useini, Pollozhani, Musta, Siljanovski e Busic, klubi vlonjat ka arritur akordin për vazhdimin e bashkëpunimit edhe me mbrojtësin Franc Veliu.

29-vjeçari i dalë nga akademia e Flamurtarit do të vazhdojë aventurën e tij në Vlorë aty ku ka luajtur gjatë gjithë këtyre viteve me përjashtim të sezonit 2015-2016 kur luajti fillimisht me Kukësin dhe më pas me Flamurtarin.

Lajmi për rinovimin e Veliut edhe për një sezon u zyrtarizua nga vetë klubi i Flamurtarit ndërsa mbrojtësi ka shanse të mira për të qenë titullar në sezonin e ri./ATA/

EMISIONET