Rinovohet hyrja e Beratit

Rinovohet hyrja e Beratit

Me gjithë vlerat e papërsëritshme arkitekturore të trashëguara ndër shekuj në lagjet Muzeale, këto pallate në hyrje të Beratit i japin një imazh të parë të ngrysur në sytë e turistëve të huaj e vizitorëve vendas.

Ndaj me një fond prej 100 milion lekësh bashkia e Qytetit Muze po zbaton një projekt për ti dhënë një pamje të re.

Petrit Sinaj: "Nuk do bëhet vetëm fasada por edhe çatitë e pallateve të vjetra. Me këtë investim të fazës së dytë, që mbaron në mes të 2019-ës, do kemi një kemi një pamje komplet tjerët të rrugës kryesore në lagjes Çelepijas, në hyrje të Beratit."

Por nevojat për ndërhyrje në qytetin muze janë të mëdha. Kryebashkiaku Sinaj thotë se prej dy vitesh në zyrat e qeverisë fle një projekt për rehabilitimin e një tjetër zonë në Berat.

Petrit Sinaj: "Mbetet pjesa tjetër, nga aty ku ndodhet bashkia aktualisht deri në urën e Uznovës, fasadat dhe gjithë sistemi i ujrave të zeza. Ky është një projekt që kemi mbi dy vite që ia kemi kërkuar qeverisë shqiptare dhe kemi aplikuar tek Fondi i Zhvillimit, por edhe tek Fondi i Zhvillimit të Rajoneve por akoma nuk kemi marrë një përgjigje pozitive."

Qyteti i mbrojtur nga UNESCO tërheq vizitorë në çdo stinë të vitit dhe të zgjedhurit vendore, Theksojnë nevojën për ta paraqitur qytetin me një imazh sa më pozitiv

EMISIONET