Kanë rinisur reshjet e borës në gjithë qarkun e Korçës, kryesisht intensive kanë qenë në zonat malore.
Si pasojë e reshjeve të dendura zona turistike e Dardhës është e kalueshme pjesërisht me zinxhirë. Po ashtu kujdes duhet patur edhe në Qafën e Qarrit.
Ndërsa të gjitha akset e tjera qarkullimi bëhet normalisht dhe pa zinxhirë.

/Ora News.tv/