Rinisin kërkimet për më shumë se 250 persona "të varrosur" në baltë

Rinisin kërkimet për më shumë se 250 persona "të

Ekipet e shpëtimit kanë rinisur kërkimet për  qindra njerëz që figurojnë ende të zhdukur  nga shembja e një dige në juglindje të Brazilit të premten.

Autoritetet ndaluan kërkimet për orë të tëra mes frikës se një digë tjetër në zonë rrezikonte të shembej.

Rreth 3,000 njerëz u evakuan më pas, thanë zjarrfikësit lokalë për BBC.

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 250 dyshohet se mund të kenë vdekur në katastrofën e së premtes në një minierë hekuri afër qytetit të Brumadinho.

Të dy digat në kompleksin e minierave i përkasin Vale, firmës më të madhe minerare në Brazil.

Zyrtarët lokalë paralajmëruan rrezik nga niveli i lartë i ujërave dhe kanë urdhëruar mbylljen e urave.

Ende nuk është e qartë se cfarë e shkaktoi shembjen e digës në Brumandinho, që ka 39,000 banorë.

Incidenti shkaktoi një det llumi me baltë, që fillimisht përmbyti një kafeneku punëtorët po hanin drekë dhe një autobus që transportonte punëtorë, përpara se të merrte përpara ndërtesat, automjetet dhe rrugët.

Të shtunën, shërbimet e emergjencës përdorën helikopterë dhe makineri që lëvizin tokën në kërkim të të mbijetuarve.

EMISIONET