“Rikthimi” i Xhanfize Kekos, restaurohen 3 filma të regjisores së mirënjohur

“Rikthimi” i Xhanfize Kekos, restaurohen 3 filma të regjisores

Instituti Danez i Filmit në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Kinematografike do të prezantojnë në Kopenhagen tre filmat e njohur të Xhanfize Kekos. “Tomka dhe shokët e tij”, “Kur xhirohej një film” dhe “Mimoza llastica” janë restauruar dhe do të udhëtojnë në kinematë evropiane.

“Tomka dhe shokët e tij”, “ Kur xhirohej një film” dhe “Mimoza llastica” me regji të Xhanfize Kekos janë ndër filmat e njohur të prodhuar në kohën e diktaturës komuniste, që kanë mbetur në mendjen e publikut.

Instituti Danez i Filmit i ka cilësuar si unike vlerat kinematografike të këtyre produksioneve dhe në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë ka bërë të mundur restaurimin e tyre.

Xhanfize Keko dhe krijimtaria e saj edhe pse e lënë në harresë në Shqipëri, po hyn në fondin e artë të kinematografisë evropiane për mesazhet dhe konceptimin artistik.

Filmat e regjisores Keko janë restauruar dhe janë tashmë në formatin bashkëkohor, duke hapur kështu rrugën që këto produksione të udhëtojnë në kinematë më në zë të Evropës.

Pas Institutit Danez të Filmit janë dhe shumë studio të tjera kinematografike të cilat kanë shfaqur interes për restaurimin e filmave të Xhanfize Kekos.

Ndërkombëtarizimi i punës së regjisores së mirënjohur është një nga ngjarjet më të rëndësishme për filmin shqip.


EMISIONET