Rikthehet Tyson Fury, projektohet ndeshja me Wilder

Rikthehet Tyson Fury, projektohet ndeshja me Wilder

Kanë kaluar 5 muaj nga ndeshja e fundit e Tyson Fury, por që nga ajo ditë ish-kampioni i peshave të rënda mendon të ngjitet sërish në ring.

Ishte 1 dhjetori i 2018, ku në ringun e  “Staples Center” në Los Angelos, “Gipsy King”  doli barazim përballë rivalit të tij, Deontay Wilder.

30 vjeçari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për një ndeshje kthimi me “Bronze Bomber”, një ndeshje që pritet të sjellë entuziazëm tek fansat e boksit.

Fury do të rikthehet në “katërkëndësh” në 15 qershor të këtij viti. Përballë tij do të vendoset gjermani, Tom Schwarz, i cili ka një rekord prej 24 fitoresh, nga të cilat 16 me nokaut.

I pyetur për një ndeshje kthimi me Wilder, Fury tha se e pret me padurim.

“Kjo ndeshje duhet të ndodhë. Për momentin do ja “ndreq” qejfin Schwarz-it dhe më pas do mendoj për Wilder”,- u shpreh 30 vjeçari.

Ndeshja me Tomas Schwarz do të zhvillohet në  arenën “Thomas dhe Mack”  Las Vega

EMISIONET