Kohët e fundit Selena Gomez ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm prej rikthimit të saj me Justin Bieber, por edhe për shkak të ndryshimit të look-ut.

Ylli i muzikës ka transformuar flokët duke u kthyer në bjonde. 25-vjeçarja është shfaqur në tapetin e kuq të American Music Awards këtë fundjavë me flokët bjonde dhe rrënjën natyrale.

Këngëtarja ka bërë një rikthim të bujshëm në skenë pasi mori një pushim të shkurtër për shkak të problemeve shëndetsore.

Ajo debutoi bashkëpunimin e saj me Marshmello të titulluar ‘Wolves’ dhe çmendi audiencën e veshur me këmishë nate të bardhë.

‘Wolves’ është performanca e parë e saj live për vitin 2017, duke shënuar rikthimin zyrtar të saj



/Ora News.tv/