Sandër Ruçi, mjeshtri i madh i skenës u rikthye në Shkodër me recitalin e tij të 12-të në teatrin Migjeni.

Shfaqja e pagëzuar  "Aa kush është në derë", solli për 120 minuta pjesë humoristike, muzikal, refleksione mbi realitetin që jetojmë e parë nën ironinë artistike.

Edhe pse prej vitesh jeton në Amerikën e Largët, aktori premtoi se do të vijojë të japë kontributin e tij .

Për Ruçin të rinjtë janë pjesë që duhet mbështetur më shumë, prandaj ata zunë hapësirën e merituar krah tij në skenë.

Sandër Ruçi: "Për mua është premiera e parë pas një rilindje, të një vdekje klinike pas një aksidenti tepër të çuditshëm në Amerikë dhe falë Zotit jam para jush. Ky është sadisfaksioni më i madh. Ky teatër ka nxjerrë mite. Ne kemi mësuar shumë nga ky teatër dhe miteve të tij. Jam shumë i lumtur për pritjen që më bëri qyteti."

Humori u ndërthur me këngën dhe në skenë u ngjitën emra të njohur të muzikës shkodrane.

/Ora News.tv/