Rikthehet në skenë "Kreditorët"

Rikthehet në skenë "Kreditorët"

Marrëdhënia në çift në ditët e sotme po rrezikohet nga etja e shfrenuar për pasuri.

E shkruar rreth një shekuj më parë, vepra e August Strindberg triumfon frikshëm, e pandryshuar njësoj edhe në të sotmen. “Kreditoret”, shfaqja e rivënë në skenë idealizon marrëdhëniet erotike, psikike dhe ngarkesën emocionale te cilat ndikojnë në jetëgjatësinë e themeleve të një marrëdhënieje.

Shfaqja trondit mekanizmin e njeriut të sotëm që grushton brenda shpirtit njeriun bosh.

Historia mbresëlënëse me në krye krijesën perfekte të Zotit, gruan, e cila kthehet në një llogaridhënëse të pashpresë, duke harruar që jeta mban emrin e saj, në këtë pjesë ka emrin e Tekles si mishërim te femrës se çdo kohë.

Mbase harruan ata që sot kërkojnë borxhin, se ekzistenca e tyre varet nga kjo krijesë perfekte.

Kreditoret do të vazdoje të shfaqet për publikun deri ne mbrëmjen e 27 janarit.

EMISIONET