Prej datës 24 korrik më Korçë do të rikthehet Festivali "Mik". Eventi është i ndarë në 5 netë në të cilat do të interpretojnë rreth 80 artistë.

Festivali "Mik" rikthehet me edicionin e dytë, me 5 netë që nuk do t'i ngjajnë njëra-tjetrës.

Edhe këtë vit, mikpritëse e eventit do të jetë Korça. Sopranoja, Inva Mula, thotë se qëllimi është promovimi i artistëve të rinj.

Ministria e Kulturës siguron mbështetje për Festivalin që synon të kthehet në traditë.

Festivali do të nisë më 24 korrik. Në skenën e Pazarit të Vjetër te Korçës do të interpretojnë rreth 80 artistë.

/Ora News.tv/