Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez është kthyer në vend pas marrjes së trajtimit për kancerin në Kubë. Në tre mesazhet e postuara në rrjetin social Twitter, Hugo Chavez ka lajmeruar për kthimin e tij, duke falenderuar Presidentin Kuban dhe ish-udhëheqësin Raul dhe Fidel Castro. Chavez gjithashtu falënderoi venezuelianët për mbështetjen e tyre dhe tha se do të vazhdojë trajtimin në shtëpi e tij në Venezuelë. 58-vjecari ka qenë President për 14 vjet dhe u rizgjodh për një mandat tjetër gjashtë-vjeçar në tetor 2012, por ceremonia e betimit u shty për shkak të sëmundjes së tij. Chavez shkoi në Havanë për kirurgji më 11 dhjetor, operacioni i tij i katërt në një periudhë 18-mujore për kancerin e diagnostikuar në mesin e vitit 2011. Javën e kaluar janë publikuar nga qeveria e Venezueles imazhet e para të bëra nga operacioni.Ai ishte fotografuar duke qeshur në shtrat, duke lexuar një gazetë prane dy vajzave te tij. Chavez njoftoi kthimin e tij në Venezuelë pasuesve të tij prej 3.9 milionë në rrjetin social Twitter. E ndërsa mesazhi i tij ka qënë i shkurter pa asnje detaj se kur ose pse u kthye apo nëse do të marrë së shpejti detyrat e tij si President.

/Ora News.tv/