Rikthehet fruthi, 271 persona pozitiv,7 të rritur në infektiv në QSUT

Rikthehet fruthi, 271 persona pozitiv,7 të rritur në infektiv në

Fruthi rikthehet në përmasa edhe më të mëdha, pavarësisht se në fund të muajit shkurt shënoi një gjende stabel.

271 rastet kanë rezultuar pozitiv përsa i takon të prekurve me fruth, nga të cilët përqindja më e madhe me 64% janë fëmijë nën 1 vjeç të pavaksinuar.

Përveç foshnjave, ka rritje të numrit të personave të rritur që i përkasin brezit të viteve '80-'90.

7 persona janë të shtruar në Shërbimin e Infektivit në QSUT dhe po marrin trajtimin mjekësor.

Autoritetet shëndetësore nuk raportojnë raste të ndërlikuara, por problematika më e madhe është tek foshnjat që nuk kanë mbushur ende 1 vjeç për tu vaksinuar dhe nuk janë imun ndaj sëmundjeve të tilla.


EMISIONET