Luan Rama: Reforma në drejtësi nuk ka nisur ende

Luan Rama: Reforma në drejtësi nuk ka nisur ende

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama mendon se reforma në drejtësi nuk ka nisur ende nga zbatimi. I ftuar në "360 Gradë" në Ora News, sqaron edhe arsyet pse nuk ka nisur kjo reformë.

Luan Rama: Ajo që po ndodh me prokurorin e përgjithshëm nuk është e papritur dhe është pjesë e të njëjtës papërgjegjshmërisë të qasjes së politikës në mënyrë të veçantë ndaj sistemit të drejtësisë. Reforma në drejtësi u iniciua si aksion i madh për rikthimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia.

Në 27 vite ne nuk ia kemi dalë që sistemin e drejtësisë ta kthejmë në referencë. Reforma në drejtësi nuk ka nisur akoma sepse do të duhet që pas miratimit të ndryshimeve në Kushtetutë, do të duhet të kishin filluar nga puna organet e qeverisjes së drejtësisë. Nga tre katër institucione që ishin janë krijuar 3-14.

Unë mendoj se ka një mungesë vullneti real për ta jetësuar formësimin e institucioneve të drejtësisë, sepse duhej të ishte formuar KLP-ja dhe KLGJ-ja që të mos ishim sot në këtë situatë për prokurorin e përgjithshëm.

Mazhoranca është e paaftë për të vënë në punë këto institucione.

EMISIONET